Posted 3 weeks ago
6.39K followers
8.04K views
115 likes
4 comments
7 shares
Dita e pare me programin e ri stervitor. Per reference, une kam 9 muaj me te njejtin program stervitor 100% pa asnje ndryshim. Ndryshimi i vetem eshte ekzekutimi perfekt i nje ushtrimi te caktuar, pasi kjo arrihet vjen progresi me peshat nga java ne jave. Programi i stervitjes nuk eshte diçka qe duhet nderruar aq shpesh sa mendon shumica. Nuk nderrohet kur merzitesh ose te bie motivimi. Nese nuk i merr maksimumin programit qe ke, nuk ka asnje kuptim te nderrosh rutinen, te shtosh ushtrime te reja çdo jave. Une si trainer, sidomos per klientet qe kam lifestyle(jo garues bodybuilding) e nderroj programin cdo 8-16 jave, vetem per ti bere gjerat pak me interesante. Jo se eshte nevoja patjeter. Ju si jeni me nderrimin e programit? 💭🤔